Për 4 muaj, 21 gazetarë të vrarë

Vetëm në katër mujorin e parë të 2015-së, gjithsej 21 gazetarë janë vrarë gjatë kryerjes së detyrës anembanë botës.

Franca e kryeson këtë listë për shkak të vrasjes së tetë gazetarëve gjatë sulmit terrorist të 7 janarit që ndodhi në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”

Këto shifra u bën publike nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), me rastin e 3 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Kjo organizatë e pavarur jofitimprurëse që promovon lirinë e shtypit në mbarë botën, ka bërë publikimin e kësaj liste që nga vitit 1992 .

E që nga ajo kohë , 1 mijë e 123 gazetarë janë vrarë në krye të detyrës, ku Iraku ndodhet në vendin e parë sa i përket gazetarëve të vrarë pasiqë atje humbën jetën 166 sish, ndërsa India renditet në pozitën e 9-të me 34 gazetarë të vdekur.

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit