Dhjetë gjimnazistë turq, vizituan Malishevën

Një grup prej dhjetë gjimnazistëve turq, të Gjimnazit nga Orhangazi, sot kanë vizituar Komunën e Malishevës dhe Gjimnazin “Hamdi Berisha”, ku janë njohur me Kryetarin e Komunës, Ragip Begaj dhe me udhëheqjen e gjimnazit në Malishevë, si dhe me nxënësit e këtij gjimnazi.

Komuna e Malishevës, është e binjakëzuar me Komunën e Orhangazit, nga rrethi e Bursës në Turqi.

Fillimisht, Begaj i ka pritur në zyrën e tij, drejtorin gjimnazit turk të Orhangazit, Ayhan Saribo?a, të cilin e ka falënderuar për vizitën në Komunën e Malishevës, duke e rritur kështu bashkëpunimin mes Malishevës dhe Orhangazit, si dhe i ka përcjellë përshëndetjet e tij drejtuar popullit dhe udhëheqjes së Orhangazit.

Më pas, delegacioni nga Turqia, ka vizituar edhe Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, ku janë takuar me drejtorin e kësaj shkolle, Izet Hoti, profesorët dhe nxënësit e gjimnazit, të cilët kanë biseduar mes vete për vazhdimi e bashkëpunimit mes dy gjimnazeve dhe shkëmbimin e përvojave të mira. /PrizrenPress.com/

Malisheve-Gjimnazit nga Orhangazi2

Më Shumë

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit