Gjykata Speciale as këtë javë nuk diskutohet në Kuvend

Edhe pse Kuvendi i Kosovës këtë javë do t’i mbajë dy seanca plenare nuk do ta ketë në rend dite Ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale.

Kështu u vendos sot gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ku për shkak të vonesave është vendosur që të mbahen dy seanca këtë javë.

Shumë pika, projektligje dhe raporte do të shqyrtohen të mërkurën dhe të enjten.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se janë duke vepruar në bazë të ligjit dhe posa të miratohen nga komisioni funksional do ta procedojnë në seancë plenare edhe Ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale.

Sipas Veselit do të ishte mirë që javën e ardhshme të diskutohej në Kuvend ligji për Gjykatën Speciale por nuk e dinë saktë se a do ndodh kjo apo jo.

Veseli tha se është mirë të jenë të përgjegjshëm dhe ta ruajnë konsensusin institucional ndaj kësaj çështje.

Gjatë këtyre dy seancave në shqyrtim do të jetë edhe peticioni i qytetarëve për ngritjen e energjisë elektrike.

Më Shumë

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Lajmet e Fundit