Mustafa: Komunitetet pakicë, tregues i harmonisë ndëretnike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të komunitetit goran të Kosovës.

Mustafa i ka uruar pjesëtarët e komunitetit goran për ditën e këtij komuniteti, që shënohet me 6 maj, duke vlerësuar angazhimet e përbashkëta të komuniteteve në ndërtimin e Republikës së Kosovës.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur të gjitha komunitetet pakicë, përfshirë edhe komunitetin goran, dhe për integrimin e plotë në shtetin dhe në shoqërinë kosovare.

Kryeministri po ashtu vlerësoi se komunitetet pakicë janë tregues i harmonisë ndëretnike e ndërfetare, si dhe multikulturalizmit në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e komunitetit goran, të cilët përfaqësonin një numër të organizatave jo qeveritare, shprehën angazhimet e tyre për fuqizimin e rolit të tyre në shtetin e Kosovës, duke shprehur edhe shqetësimet e tyre aktuale.

Ata ftuan kryeministri Isa Mustafa që të vizitojë vendbanimet e tyre dhe që të ofrohet më shumë përkrahje e të fuqizohet bashkëpunimi me këtë komunitet./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Lajmet e Fundit