15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Njohja e Kosovës nuk është kusht për Serbinë në BE

Formalisht, njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësim të Serbisë në BE. Kështu është shprehur presidenti i grupit social-demokrat në Parlamentin e Evropës, Gianni Pittella.

Por, Pittella ka theksuar se shtetet anëtare të BE-së janë pajtuar që perspektivën e integrimeve evropiane të Kosovës dhe Serbisë ta lidhin me normalizim të marrëdhënieve mes tyre.

“Për aq kohë sa “normalizimi” i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është një kriter kyç për integrimin evropian të të dyja palëve, parlamenti i BE-së, së bashku me disa shtete anëtare, edhe më tutje mund të jetë i ndarë në qëndrime nëse “normalizimi” i marrëdhënieve duhet të përfshijë edhe njohjen reciproke diplomatike”, ka theksuar Pittella për të përditshmen serbe, “Politika”.

Sipas tij, formalisht, njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësim.

“Megjithatë, shtetet anëtare janë pajtuar që perspektivën e integrimit evropian të Serbisë dhe Kosovës ta lidhin me normalizim të marrëdhënieve mes vete. Kjo është rruga e duhur. E vetmja rrugë që mund të çojë drejt së ardhmes, e jo drejt së kaluarës”, thekson ai.

Pittella ka vënë në pah se e ardhmja edhe e Kosovës e edhe e Serbisë është në Bashkimin Evropian.

“Në këtë bashkësi, në bashkësinë evropiane, kufijtë thjeshtë do të zhduken dhe do të ekzistojnë dy shtete që mund të jetojnë në paqe dhe të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore. Siç ka qenë rasti me Italinë, Slloveninë e Kroacinë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, pa anëtarësimin e Ballkanit perëndimor në BE, procesi i euro-integrimeve nuk mund të cilësohet si i përmbyllur.

Më Shumë

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Lajmet e Fundit