Të premten përkujtohet komandat ‘Drini’

Në Prizren shënohet të premten 15 vjetori i vrasjes së Ekrem Rexhës-Drinit.

Këshilli Organizativ ka njoftuar se fillimisht në ora 10:00 do të vizitohet varri i tij në Landovicë, ndërsa në 11:30 do të mbahet akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Ekrem Rexha, komandant ‘Drini’, u vra në vitin 2OOO në Prizren në një atentat, autorët e të cilit deri më sot nuk janë zbuluar, megjithë faktin se u zhvillua edhe një proces gjyqësor, por pa rezultate.

Pas përfundimit të luftës, komandant Drini zhveshi uniformën ushtarake, punoi në Departamentin e sigurisë pranë Kuvendit Komunal në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit