15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Konjufca: Problemet nuk zgjidhen duke e arrestuar opozitën

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me akuza nga deputetë të lëvizjes Vetëvendosje në drejtim të Qeverisë Mustafa.

Glauk Konjufca, deputet nga kjo Lëvizje ka reaguar për arrestimet e fundit që janë bërë ndaj aktivistëve të kësaj lëvizje ku edhe ka shpjeguar ndodhinë në detaje për arrestimin e Dardan Molliqajt, Etleva Malushajt dhe Frashër Krasniqit.

Për Molliqajn, Konjufca tha se është arrestuar për protestë të vitit 2013 ndërsa ka përfunduar duke paguar gjobë për veturë.

Konjufca tha se Molliqaj u lirua nga Prokuroria, por kjo nuk u zbatua nga policia.

E ky sistem po e çudit Glauk Konjufcën i cili tha se policia është duke vepruar me agjendë të ndonjë politikani në Qeveri.

“Policia vepron drejtpërdrejt nga dikush i qeverisë që drejtpërdrejt merret me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse je në Vetëvendosje dhe shkon për tu takuar me bashkatdhetarët, arrestohesh nga shteti për një protestë të vitit 2013, arrestohesh dërgohesh në Deçan dhe përfundon duke paguar gjoba. Nëse je në PDK përfundon si Xhabir Zharku”, tha Konjufca.

E kjo, sipas tij po tregon që Qeveria në krye me Isa Mustafën e ka humbur arsyen dhe modeli i shtetit që po përdoret sipas Konjufcës, është shtet policor.

Më Shumë

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë...

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

Lajmet e Fundit