11.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Rini, ruaju nga infeksioni politik

Shkrun: mr.sci. Abdullah Thaçi

Në kohë servilësh, servilët i gjen gjithandej së bashku. Jo se ata i bashkon ideali, përkundrazi, ata i bën bashkë qëllimi.
Në gjithë këtë konspiracion logosh të partive politike, i vetmi dallim i tyre, janë vetëm shkronjat e akronimit te tyre. Dallimet mes tyre, nëse i kërkon, mundesh ti gjesh vetëm në letër, e aspak në përmbajtje. Përmbajtjesor mes tyre sot, janë paktet dhe marrëveshjet mes vete për zhvatjen e sa shumë parave nga taksat tona.

E di që ndoshta mund të ju kem lodhë me këto taksa, por ato janë të vetmet para që mbushet buxheti i Kosovës, e të cilat nuk pikin nga askund, përveç se paguhen nga ne. E vetmja përgjegjësi e pushteti është që ti vjelë ato në përqindje sa më të madhe. Sa ma shumë vjelë, aq më shumë korrë, thënë ma shqip, vjedh më tepër.

Se pushteti është më i ëmbël se mjalta, e thonë ata që e kanë provuar një herë atë. Unë për vetën time as nuk e kam provuar, e as ëndërruar vetën në pushtet. Por, një pjesë të pushtetarëve ka kohë që i njoha fizikisht nga afër. Nga ajo kohë e mashtrimit publik, nga atëherë kur verbërisht besonim në dogmën e “idealit” politik, në atë dogmë që realisht nuk ka ekzistuar kurrë.

Ishin vitet më të mira, të një moshe rinore plotë energji, ku shumë pa ndershëm u mashtruam duke u keqpërdorur deri në pa fundesi, nga ata që atëherë e sot, përkundër “rrotacioneve”, vazhdojnë të jenë vetë pushteti.

Këtë që po e them, betohem se nuk po e them nga lakmia për pushtet, larg qoftë, sikur ta kisha zgjedh heshtjen dhe servilizmin, detyrimisht do të isha njëri nga pushtetarët e sotshëm.

Kjo nuk ka rëndësi, me apo pa mua aty. E rëndësishmja është fakti se me të njëjtën bazë, por me metoda më perfide, të njëjtit tru shpërlarës vazhdojnë të rekrutojnë djem dhe vajza të reja, të pa djallëzuar për klubin mafioz, duke i renditur si ushtar shahu.
Sot, njëjtë si atëherë në kohën e kaluar, ata janë potencial i madh për tu shfrytëzuar dhe shtrydhur si limona, e për ti hedhur nesër në kontejner mbeturinash.

Një rini e tërë, për plot 16 vite më ka shkuar huq, duke besuar se kjo parti ku unë isha, dallon prej asaj që është oponencë e saj. Por, përveç faktit se për 16 vite, në vitet më të ndritura të secilit, që vetëm njëherë ia jep Zoti në jetë, sot po ndihem keq i tradhtuar, i shfrytëzuar, i mashtruar.

Tradhtia më erdhi nga ata që ju besova se ishin vet shteti, punojnë për shtetin dhe mbrojtjen e ti. Shfrytëzimi më erdhi nga naiviteti personal, nga ajo që unë besova, se fjala e dal nga goja është edhe bindja dhe mendimi i secilit. Kurse mashtrimin ma solli sinqeriteti.

Që të tria këto komponente politike më bëjnë borxhli, njëjtë si një njeri të ndershëm, viktimë e drogës, në rrugë e sipër për tu shëruar, që i jep mision vetës të dal publikisht dhe të tregojë për pasojat nga marrja e dozës.!

Personalisht kam pësua nga politika, nëse asgjë tjetër më ka krijuar armiq pa pikën e nevojës. Sot, në vend se të gëzojë frytet e një investimi profesional, si viktimë politike, i larguar nga puna, pa ndershëm ndiqem nga mekanizmat politik të instaluar në shtetin e kapur.
Me këto pak fjalë, nuk po kërkojë mëshirë as simpati nga askush.

Mëshirën time për vete dhe gjithë Ju e kërkojë nga Zoti i gjithë mëshirshëm. Mëshira dhe kujdesi i Ti, koftë gjithmonë në mesin tonë.
Një fjalë hyjnore në lirbrin e shenjtë e thot: “ Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, deri sa ai nuk e ndryshon vetveten e tij”.
Zoti na ruajt nga të pushtetshmit pa zemër e shpirt.

Më Shumë

Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Komandanti legjendar Adem Jashari po të ishte gjallë sot do t’i mbushte 69 vjet. Adem Jashari u lind më 28 nëntor të vitit 1955 në...

Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavës

Prishtina dhe Ballkani kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të dielën në ‘Fadil Vokrri’. Prishtinasit dhe kampionët në fuqi të Kosovës, u përballen në...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit