Grushtohen katër persona në Prizren

Katër persona janë grushtuar në rrugën “Saraçët” në Prizren. Policia e Kosovës njofton se tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

“Katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë shoqëruar në stacion policor, pasi që të njëjtit janë përleshur mes veti”, njofton Policia e Kosovës.

“Si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore”.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy prej tyre janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Lajmet e Fundit