8.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Balinca, nderoi të rënët e luftës

Në fshatin Balincë, sot është bërë zbulimi i lapidarit të ngritur, në nderim të të gjithë të rënëve të luftës së fundit. Zbulimi i lapidarit, është bërë, pikërisht në shënimin e fillimit të luftimeve mes forcave të UÇK-së dhe forcave serbe, me 8 maj të vitit 1998. Kjo datë është e shënuar në historinë e Komunës së Malishevës, edhe fillimi i luftës së drejtpërdrejt mes. Po ashtu në Balincë, janë shënuar edhe viktimat e para të luftës në Malishevë.

Në ceremoninë e zbulimit të lapidarit, ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me bashkëpunëtor. Në fjalën e rastit, kryetari Begaj, tha se “ndihet krenar, që gjendet në vendit e arsimit, pasi ky fshat është prej fshatrave që ka nxjerrë shumë kuadro të arsimit dhe ka dhënë një kontribut të madh në arsimimin e kësaj treve. Sot kam emocione të veçanta, pasi jemi në ditën dhe vendin, ku për herë të parë kemi filluar luftimet kundër forcave serbe. E di dhimbjen që keni ju familjarët e të rënëve dhe e ndajë këtë dhimbje me ju. Balinca, është vendi, ku për herë të parë u derdh gjak në territorin e Malishevës, në kohën e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne sot, duhet të punojmë, duhet ta ndërtojmë vendin, të arsimohemi, që vendi ynë të zhvillohet dhe ky ka qenë edhe mesazhi dëshmorëve të kombit, nga Balinca dhe nga të gjitha trevat, që dhanë jetën për lirinë që sot e gëzojmë”, ka thënë mes tjerash, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

17 vite më parë, në Balincë, kanë filluar luftimet mes UÇK-së dhe forcave pushtuese serbe. Balinca, në luftën e fundit, i ka dhënë vendit tre dëshmorë dhe 22 martir të kombit.

Zbulimin e lapidarit e ka bërë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me familjarët e të rënëve nga Balinca.

Më Shumë

Zemra e Forcës

Shkruan: MSc. Shaban Osmanollaj (Kushtuar Ditës së Forcës) Nga dheu i djegur, ku gjaku mbin, Nga malet e lirisë, ku dëshmorët rrin, Lindi një forcë, si flakë mbi...

Kryetari i Rahovecit njofton për vdekjen e veprimtarit të UÇK-së, Sabri Popaj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar sot me pikëllim të thellë për vdekjen e veprimtarit dhe ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të...

Lajmet e Fundit