15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Zhbogar: Presim hap pozitiv për vizat këtë vit

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se Marrëveshja e MSA-së është një hap i rëndësishëm që pritet të ndodhë gjatë verës dhe se është një hap pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave.

“Ne po themelojmë marrëdhënie për të ardhmen. Do ta nënshkruajmë Marrëveshjen për MSA-në, që do të jetë marrëveshja e parë në mes të Kosovës dhe BE-së dhe këtë nënshkrim e presim të ndodhë para verës, prandaj ky është një hap i rëndësishëm. Presim po ashtu që të dalim më një hap pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave më vonë gjatë vitit”, tha Zhbogar gjatë panairit, në të cilin përfaqësuesit e Evropës i kanë prezantuar idetë e tyre me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, 9 Majin.

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i cili tha se ky vit ka kuptim në aspektin e integrimeve evropiane, sepse, sipas tij, rezultatet do të jenë konkrete dhe qytetarët më në fund do të binden që nuk po flasim vetëm për Bashkimin Evropian./ Zëri/

Më Shumë

Angazhohen asistentë të rinj për nxënësit me nevoja të veçanta në Suharekë

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka angazhuar asistentë të rinj në institucionet edukativo-arsimore të komunës, të cilët do të ofrojnë mbështetje për nxënësit me...

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Delirium

Lajmet e Fundit