Berat Buzhala: Ku është Edi Rama që fliste për bashkim kombëtar?

Gazetari Berat Buzhala pyet kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili javë me parë fliste nga Ulqini për bashkim kombëtar, nëse ka dëgjuar për fëmijën e vrarë në Kumanovë.

Ai, po ashtu, ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçin e quan ‘zajebant’ që nuk interesohet për asgjë në këtë botë.

Shkrimi plotë i Berat Buzhalës publikuar në Facebook:

Pa dashte me konstatu nese kane faj shqiptaret a maqedonet, ama po du me e pyet Edi Ramen i cili ne rrezet e diellit te Ulqinit flitke per bashkim kombetar, nese ka degju per vrasjen e nje femije ne Kumanove.

E ky zajebanti i Kosoves, Hashim Thaci, qe shkrune statusa majtas e djathtas athu i ka ike ky zhvillim, a po ky po ike prej zhvillimit?

Nuk eshte ceshtja me i fry zjarrit, ceshtja eshte me u interesu. Me e thirre ne telefon Ali Ahmetin a Gruevskin me bisedu pak dhe me shiku mundesine me i ule tensionet, ose edhe me i ngrite tensionet.

Na nuk kemi lidere. Na kena mashtrues.

Më Shumë

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Lajmet e Fundit