3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

“Çmendet” majori serb: Kumanova do bëhet si Vukovari, kurse Shkupi si Hiroshima!

Parashikimet e majorit serb Milan Tepiç për portalin Telegraf.sr e kaluan logjikën e njeriut. Ai në një koment në sajtin e Telegraf.sr Kumanovën e përshkruan si një qytet tepër të bukur por që do shndërrohet në Vukovari të dytë, për Shkupin thotë se do ti ngjajë Hiroshimës, ku do të ketë përleshje të madhe të armatosur, me të cilën gjoja SHBA-të do të kishin arsye për të bombarduar në Maqedoni.

Kjo është një uvertyrë e motit të keq që do të vjen nga veriu duke aluduar në kufirin shtetëror Serbi-Maqedoni.

“Për fat të keq, një qytet i bukur por që së shpejti do të bëhet Vukovari i dytë. Ndërsa Shkupi do ti ngjajë Hiroshimës ku do të zhvillohen luftime të ashpra pasi këtë e kërkon Amerika, që të ketë më shumë arsye për të bombarduar pjesë të Maqedonisë. Kjo është ajo që do të vijon më pas dhe është një uvertyrë e motit të keq që vjen nga veriu”, ka komentuar majori serb Tepiç.

Më Shumë

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Andersoni i Bashkimit shpallet më i miri i javës

GO+ Peja-Bashkimi ishte një nga ndeshjet më emocionuese në këtë edicion me prizrenasit që fituan pas dy vazhdimeve. Te portokallezinjtë më i dalluari ishte Kyan...

Lajmet e Fundit