22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Komuna e Prizrenit i nxjerr jashtë shfrytëzuesit e “Europës”

Komisioni për Qendrën “Europa” ka marr vendim që të lirohen hapësirat e këtij objekti. Shfrytëzuesit janë njoftuar ditën e premte që në afat prej 5 ditësh, të lirojnë hapësirat.

Komuna së shpejti do të fillojë punimet për renovimin dhe përfundimin e punëve të mbetura, si dhe konfrom marrëveshjes me KE-në, kjo Qendër do të shfrytëzohet sipas qëllimit për të cilin është ndërtuar.

Ndërkaq, ky vendim nuk është mirëpritur nga shumë subjekte që kanë vepruar në këtë Qendër prej tre vitesh.

Më së shumti thonë se janë goditur nga ky vendim i komisionit të lartpërmendur anëtarët e Organizatës së Personave me Distrofi Muskulare.

Drejtoresha Antigona Shestan, thotë se e kanë të vështirë të gjejnë ndonjë objekt për të transferuar inventarin.

”Një gjë të tillë jemi duke e bërë nëpër shtëpitë e anëtarëve”, tregon ajo.

Ajo thotë se këtë muaj, kjo organizatë ka pasur në agjendë realizimin e shumë aktiviteteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të anëtarëve të kësaj organizate, dhe tani janë në hall të madh se si të realizohen këto aktivitete që janë mbështetur nga organizma të ndryshëm për përkujdesje më të duhur ndaj personave që vuajnë nga distrofia muskulare.

Ndryshe, Qendra “Europa” është hapur para tre vitesh, përkundër faktit se ajo nuk i kishte kaluar procedurat e nevojshme të pranimit teknik. Së fundi, në muajin mars, Kuvendi i Prizrenit kishte marrë vendim që ky objekt t’i jepet në menaxhim Agjencionit për Zhvillim Jug ( AZHR).

Sipas informacioneve që posedojmë ne, pas këtij vendimi, vetëm “DokuFest” do të ushtrojë veprimtarinë e vet deri në muajin tetor, ndërsa të gjithë shfrytëzuesit tjerë duhet të largohen nga aty në afat prej 5 ditësh, në të kundërtën të gjithë ata të cilët nuk e respektojnë këtë vendim të komisionit, do të i’u konfiskohen pajisjet dhe lënda do të procedohet në gjykatë. Ky afat ka detyruar që edhe persona që vuajnë nga distrofia muskulare, të angazhohen në bartjen e inventarit nga zyret që janë shfrytëzuar nga OPDMK. /TV Prizreni/

Më Shumë

Quni: Asociacioni qe e pranoi Kurti është shtet brenda shtetit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni në emisionin Pressing në T7, ka folur në lidhje me Asociacionin. Sipas tij, Asociacioni që e pranoi Kurti, është...

Shtyhet afati i procesit të regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë afati i procesit të Regjistrimit të Popullsisë deri më datën 24 maj.   Sipas komunikatës  së qeverisë, ky...

Lajmet e Fundit