Vdes këngëtari i të drejtave civile

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare Gaj Karauan, që dekada më parë këndoi “We shall overcome”, e cila do të bëhej himni i lëvizjes amerikane për të drejtat e njeriut.

Këngëtari i ndjerë u popullarizua sidomos pasi që këngën ua këndoi një grupi studentësh aktivistë zezakë më 1960.

Kënga zuri të merrej si simbol i marshimeve të zezakëve dhe kulmoi me marshimin e Martin Luter Kingut të 1965-s, nga Sellma në Montgomeri.

Ish-presidenti amerikan, Lindon Xhonson, po ashtu e kishte cituar këtë këngë kur lajmëroi Aktin e të Drejtës së Votës më 1965.

Së fundi, këngëtari ishte i sëmurë rëndë dhe vdiq në shtëpinë e tij në Tenesi në ditën e shtunë, siç iu tha mediave lokale gruaja e tij.

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Lajmet e Fundit