Ribotohet “Verorja” e Rexhep Hoxhës

Një ndër romanet më të famshme në letërsinë për fëmijë të Kosovës, “Verorja” e shkrimtarit Rexhep Hoxha, vjen me botim të ri.

Nën përkujdesjen artistike të Gurakuq Dobrunës, me radhitje nga Drilon Cena dhe lustrime nga ilustruesi Atdhe Muhaxhir autori ia ka besuar shtëpisë botuese “Lugjet e Verdha” ribotimin e këtij romani që për shumë vjet është pjesë e planprogrameve tona shkollore.

Hoxha përndryshe është një ndër autorët më të famshëm të letërsisë sonë për fëmijë. Emri i tij përmendet edhe për romanet e tjera “Ermali”, “Lugjet e Verdha”, “Zëri i pyllit”, e “Picimuli”.

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit