Serbët në panik, frikë nga “Shqipëria e Madhe”

Politikanët serbë në Kosovë kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë dhe frika më e madhe e tyre vjen prej deklaratave, siç thonë ata, për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Ngjarjet në Kumanovë i quajnë “sulme terroriste”, ndërsa kanë shfaqur panik se raste të tilla mund të ndodhin edhe në Kosovë.

Madje, disa prej tyre kanë udhëtuar për në Beograd dhe të mërkurën (dje) kanë takuar zyrtarë të shtetit serb prej të cilëve kanë marrë mbështetje, se “serbët e Kosovës dhe politikanët serbë do ta kenë përgjithmonë shtetin serb përkrah tyre”. /Zëri/

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit