5.3 C
Prizren
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Jakup Krasniqi: Po heqim dorë nga një pjesë e sovranitetit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e ka vënë Kosovën në pozita të vështira dhe tepër inferiore në krahasim me Serbinë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se me krijimin e kësaj gjykate vendi ynë është duke u kthyer tre hapa mbrapa.

“Kërkesa për themelimin e kësaj gjykate e ka vënë Kosovën në pozita të vështira dhe tepër inferiore në krahasim me Serbinë. Këtë pozitë inferiore Kosova e kishte edhe gjatë bisedimeve të zhvilluara në Bruksel që sa vite. Ne para pak viteve e hoqëm mbikëqyrjen e pavarësisë, tani po i bëjmë tre hapa prapa, po heqim dorë nga një pjesë e sovranitetit”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka vlerësuar se gjendja në Kosovë nuk është e mirë dhe se themelimi i Gjykatës Speciale ka ardhur si rezultat i mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë.

“Gjendja në Kosovë nuk është e mirë në asnjë fushë të jetës, por problemin kryesor politik e ka në sistemin e drejtësisë, në gjyqësi e prokurori. Për fat të keq, mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe prokurorinë e gjyqësorin e EULEX-it, kemi këmbënguljen e ndërkombëtarëve për themelimin e Gjykatës Speciale. Me këtë kërkesë, institucionet tona fillimisht duhet ta bëjnë abrogimin e Kushtetutës, pastaj do të duhej të heqin dorë nga një pjesë e sovranitetit”, është shprehur Krasniqi.

Ai i ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Maqedoni, për të cilat ka thënë se i ngjasojnë periudhës së Millosheviqit.

“Si sulmet e shtetit serb të Millosheviqit, që qëllim kryesor kishin vendbanimet shqiptare, edhe Gruevski ndoqi po atë logjikë, logjikën e gjenocidit. Se Gruevski është një diktator në kaçikun e tij, po e tregon edhe afera e përgjimeve. Xhevahire e re e atyre përgjimeve është Jankullovska, e cila kujdeset për zhdukjen e shqiptarëve. Mbetja e BDI-së në atë qeveri dhe bashkëngjitja e PDSH-së hapin shumë pyetje e pikëpyetje??? Nuk di se edhe çka duhet të bëjë kjo qeveri që shqiptarët ta braktisin”, ka theksuar Krasniqi.

Në këtë kontekst, ai i ka kritikuar institucionet e Kosovës për mënyrën e reagimit karshi këtyre zhvillimeve.

“Reagimet e institucioneve të Kosovës, për çudinë tonë, kanë qenë në mbështetje të masave që mori Qeveria e Gruevskit! Kjo nuk është dashur të ndodhë, sidomos pas aferës së përgjimeve. Qeveria jonë në një situatë të tillë do të duhej të kërkonte një ndërhyrje ndërkombëtare, do të duhej të interesohej për të burgosurit, se ata janë qytetarët tanë dhe do të duhej të kërkohej të merrnin pjesë në identifikimin e të vrarëve. Këto masa nuk po i shohim se po i merr Qeveria jonë”, është shprehur Krasniqi.

“Epoka e re”: Z. Krasniqi, si i keni parë zhvillimet e fundit në Kumanovë të Maqedonisë, ku mbetën të vrarë dhe të plagosur dhjetëra persona?

Krasniqi: Zhvillimet në Maqedoni njëherë përnjëherë kanë shumë të panjohura. Nëse vendosim shenja krahasimi më atë që ka ndodhur para dekadash në hapësirat e ish-Jugosllavisë, lehtë mund të konkludojmë se kemi shfaqjen e një milloshevizmi të Gruevskit në Maqedoni. Si sulmet e shtetit serb të Millosheviqit, që qëllim kryesor kishin vendbanimet shqiptare, edhe Gruevski ndoqi po atë logjikë, logjikën e gjenocidit. Se Gruevski është një diktator në kaçikun e tij, po e tregon edhe afera e përgjimeve. Xhevahire e re e atyre përgjimeve është Jankullovska, e cila kujdeset për zhdukjen e shqiptarëve. Kjo tregon fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie. Fatkeqësia është se në atë qeveri është edhe partia e Ali Ahmetit, e cila ka besimin e shumicës shqiptare. Mbetja e BDI-së në atë qeveri dhe bashkëngjitja e PDSH-së hapin shumë pyetje e pikëpyetje??? Nuk di se edhe çka duhet të bëjë kjo qeveri që shqiptarët ta braktisin! /Epoka e re/

Më Shumë

Komuna e Suharekës i përgjigjet raportimit të qytetarëve, rregullon ndriçimin publik në tri lokacione

Qytetarët e Komunës së Suharekës kanë paraqitur shqetësimet e tyre për mos funksionimin e ndriçimit publik në tri lokacione të ndryshme. Për zgjidhjen e këtij...

Gazetari i njohur flet për “zhdukjen” e Xhenetës pas “Big Brother”

Gazetari Redjon Shtylla ka folur për zhdukjen e Xhenetës që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova 3. Në emisionin Weekend të Klan...

Lajmet e Fundit