17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

16 vjet nga zhdukja e mistershme e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999, atëherë kur lufta po zgjaste qe gati një vit, Ukshin Hoti arrin tek fundi i dënimit të tij.

Sipas të burgosurve që i kanë mbijetuar masakrës së Burgut të Dubravës në vitin 1999 , ai do të shoqërohet nga dy roje drejt daljes, e diel, një ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve.

Që atëherë nuk dihet për fatin e tij.

Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi një vit edhe në Universitetet amerikane: në Chicago, në Universitetin e Harvardit në Boston si dhe në Washington.

Në vitet e 70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës.

Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua.

Më 1990 punoi në Lubjanë (Slloveni) në revistat shqiptare “Alternativa”, “Republika” dhe “Demokracia Autentike – DEA” si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës.

Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.

Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Më 17 maj 1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.

Edhe pse lufta ka përfunduar qe 16 vjet fati i Ukshin Hotit nuk dihet ende.

Më Shumë

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

Banorët e pyesin për burrin, Françeksa jep përgjigjen që i shkrin së qeshuri

Banorët e Big Brother VIP kanë shpërthyer në të qeshura mbrëmjen e djeshme, shkak është bërë një batutë e Françeskës. E pyetur nga Romeo se...

Lajmet e Fundit