Vetëvrasja politike e Hashim Thaçit

Marrëveshja në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, dhe vendimi i Këshillit organizativ për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini, për ndryshimin e vendimit për rivarrim, nga fshati i lindjes Boletin, për në qytetin historik kombëtar të Vlorës, po kritikohet ashpër, si nga spektri politik vendor, edhe nga analistët.

Marrëveshja që eshtrat e tribunit kombëtar, Isa Boletini, të dërgohen për rivarrim pranë legjendës së kombit Ismail Qemailit, pavarësisht emocioneve që ngjallë Vlora, konsiderohet si një marrëveshje e dëmshme për shtetin dhe vetë historinë që do t’i shkruhet Kosovës si shtet që tani ka identitetin dhe sovranitetin e vet të fituar me luftë e sakrifica ndër breza.

Përfaqësuesit politikë vlerësojnë se heqja dorë e Qeverisë së Kosovës nga vendimi i mëparshëm për rivarrimin e eshtrave të heroit në Boletin, në veriun e Kosovës me shumicë serbe, lë për të dyshuar./Kosova Sot/

Më Shumë

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit