Në Prizren, aktivitet për qasjen gjithëpërfshirëse në trashëgiminë kulturore

Në Prizren, sot mbahet aktiviteti i Programit për Trashëgimi dhe Diversitet, rajoni Jug, i cili organizohet në kuadër të Projektit të përbashkët të BE/KiE “Mbështetje për Promivimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK).

Ky aktivitet tenton që përmes angazhimit të grupeve të margjinalizuara, personave me nevoja të veçanta, komunitetit të personave me dëmtime në të dëgjuar dhe në të folur si dhe të rinjëve, të promovojë qasjen gjithëpërfshirëse në trashëgiminë kulturore.

“Gjatë këtij aktiviteti, i cili ka për theks qendrën historike të Prizrenit, do të vizitohen një sërë objektesh dhe artizanatesh, ku personat me nevoja të veçanta fizike do të kenë asistencë në qasje, ndërsa personat me dëmtime në të dëgjuar dhe në të folur do të ketë mundësi të njihen për së afërmi me vlerat e trashëgimisë kulturore përmes informatave profesionale të interpretuara në gjuhën e tyre”, thotë Flaka Xërxa, kordinatore rajonale e Programit për Trashëgimi dhe Diversitet.

“Aktiviteti do të komplementohet me përfshirjen e të rinjëve, nxënës të shkollave fillore të Suharekës, Malishevës dhe Prizrenit, të cilët të shpërndarë në pika të ndryshme në qendrën historike të qytetit, do të angazhohen në pikturimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe në dokumentimin e vlerave të tyre”, thotë ajo.

“Trashëgimia Jonë e Përbashkët” është aktivitet i përbashkët i Programit për Trashëgimi dhe Diversitet në pesë rajonet e Kosovës, i cili përmbyllet në aktivitetin qendror në Prishtinë, më 17 Maj 2015. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit