14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Fetoshi: Nuk është keqpërdorur asnjë cent

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit ka reaguar pas shkrimit të publikuar dje në ORAinfo me titull “Dyshime për keqpërdorim të parasë publike në Rahovec”

“Drejtoria për Shërbime Publike menagjon vetëm kontratat valide që vijnë nga zyra e prokurimit dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për çështjet jashtë kompetencave të saja! Që nga 20.01.2014 prej që jam në këtë detyrë në Drejtorinë për Shërbime Publike në Rahovec nuk ka dhe as që mund të ketë as 1(një) cent keqpërdorime. Shantazhet dhe shpifjet si të kësaj natyre nuk mund të më ndalin në asnjë mënyrë që të vazhdoj të kryej punën time me nder, me përkushtim dhe konform ligjeve të Republikës së Kosovës! Të gjithë ata që më njohin e dinë se nuk i jam nënshtruar kurrë shantazheve dhe shpifjeve, përkundrazi ata më bëjnë më të fortë dhe më të vendosur për punë të ndershme!”, thuhet në reagimin e drejtorit Fetoshi.

Më Shumë

Faturat e tatimit në pronë për 2026 të gatshme për pagesë në Dragash

Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Dragashit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 janë përllogaritur dhe tashmë...

Gratë malishevase nderohen me mirënjohje për kontributin e tyre në shoqëri

Në një ceremoni të veçantë dhe plot emocion, të organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevë, nën drejtimin e Vera Bytyçi,...

Lajmet e Fundit