11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Në Gjinovc të Suharekës arrestohet “bosi” i drogës

Në Gjinovc të Suharekës është arrestuar një i dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Me datën 20 maj 2015, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me institucione relevante, gjatë punës operative në terren ka bërë bastisjen e një shtëpie në fshatin Gjinovc të Suharekës, me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar, nën dyshim për përfshirje në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është:

N. R. lindur me 1971 m/sh/k

Gjatë kontrollimit në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar:
• 10 paketime me pluhur, me peshë të përbashkët 6 kilogramë e 854 gramë, e dyshuar se është substance narkotike e llojit heroinë.
• një telefon celular
• një peshore digjitale, e cila dyshohet se është përdorur për matjen e substancës së dyshuar.

“Me vendim të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren i dyshuari është në qendrën për mbajtje për 48 orë në stacionin policor në Suharekë”.

Ndwrkaq, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, më 20 maj, Policia e Kosovës ka ndaluar personin N.R., nga komuna e Suharekës, i cili dyshohet që ka kryer veprën penale blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KP-së.

Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit të personit N.R., pasi që Policia ka gjetur substancën e dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë prej 6.854, 48 gram.

Prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin, N.R., në afatin prej 30 ditësh me qëllim të zhvillimit të hetimeve pa u penguar rrjedha të hetimeve, nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prizren.

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ylli kërkon finalen duke e përshëndetur kampionin

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në ndeshjen e tretë në kuadër të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së...

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Lajmet e Fundit