8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Hashim, ku mbetën komunat e Hasit…?

Në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve komunale në vitin 2013, nga posti i kryeministrit Hashim Thaçi ua “plotësonte” dëshirat qytetarëve sikur të kishte një shkop magjik në xhep. Duke shkuar derë më derë u “shpërndante” atyre miliona në këmbim të votës për kandidatët e PDK-së, u premtonte investime, vende pune, rritje pagash, çfarëdo që i binte në mend. Pa u lodhur nëse premtimet e tij ishin të realizueshme apo jo. Sepse Thaçi me mendjen e tij e dinte nga përvoja e zgjedhjeve të mëhershme se këtë popull të zhytur në mjerim social, ekonomik e politik mund ta gënjesh çfarë të duash dhe kurrë të mos i japësh llogari për premtimet e papërmbushura. Prandaj pse mos t’u bëheshin edhe premtime fare pa bazë ligjore për t’u realizuar. I tillë ishte premtimi për t’iu dhënë disa fshatrave statusin e komunave.

Gjatë fushatës të cilën Thaçi si kryeministër e filloi si zakonisht para kohës së paraparë me ligj, duke për të lobuar për partinë e vet, ishte zotuar para banorëve të Rogovës, Gjonajt dhe Zhegrës se nuk do të ketë fuqi politike që do të mund ta pengojë formimin e këtyre komunave. Qeveria e tij madje kishte sjellë edhe vendime për themelimin e këtyre komunave të reja. Krejt kjo kishte ndodhur pak muaj para datës së zgjedhjeve. Qytetarët e gjorë i kishin besuar dhe partia e Thaçit kishte arritur të mbetej në pushtet, për shembull në Prizren, edhe falë votës së tyre.

Që nga fushata kanë kaluar gati dy vjet, por rajoni i Hasit me Rogovën e Gjonajn dhe Zhegrën e Gjilanit vazhdojnë të mbajnë statusin e fshatrave. Sepse vendimi i Thaçit për to ishte vendim i ngutshëm dhe i paanalizuar, që kishte për qëllim përfitimin e votave e jo përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve në këto fshatra. Jetësimi i vendimeve për themelimin e komunave të reja është ligjërisht i pamundshëm. Për t’u realizuar duhet të bëhet plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për kufijtë administrativë.

Me gjithë se e dinte këtë fakt, edhe në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, Thaçi vazhdoi t’u premtojë banorëve të disa fshatrave e lagjeve se do t’ua kthejë vendbanimet në komuna. Banorëve të Kijevës, që administrohet nga Komuna e Malishevës, Thaçi ua kishte bërë punë të kryer themelimin e komunës. Ai madje kishte thënë se “Komuna e Kijevës dhe funksionimi i saj do të jenë model për komunat e reja të Kosovës”.

Thaçi tani po e shijon më shumë pushtetin si ministër i Jashtëm dhe “nuk po ka kohë” të merret me çikërrima elektorale. Si për shumë premtime të papërmbushura, ia ka lënë në dorë kryeministrit Mustafa i cili wshtw bwrw kryeminister i koalicionit PDK-LDK.. Deri më tani kërkesa që të kthehen në komuna kanë bërë: Zhegra, Hasi, Gjonaj, Kijeva, Komorani, Rugova e Pejës, si dhe Hogoshti i Kamenicës. Banorët e këtyre fshatrave shpresojnë se duke u bërë komuna do të mund të përfitojnë investime, do të zvogëlohej numri i banorëve që ikin dhe se nuk do të humbnin kohë për të marrë shërbimet civile në komunat nga të cilat administrohen aktualisht./MalishevaPress.com/

Më Shumë

Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar. Marketing             Kliko https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404 https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/ https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/   https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit