Therje me thikë në Prizren

Policia e Kosovës njofton se një person është therë me thikë nga tre të tjerë në rrugën “Kalaja” në Prizren

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit në bashkëveprim, pas një fjalosje verbale kanë sulmuar fizikisht me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, njofton Policia e Kosovës.

Viktima është dërguar për tretmanë mjekësor në spitalin e Prizrenit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit