Putini përkrahë Gruevskin

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se rrënjët e thella historike dhe afërsia kulturore dhe shpirtërore është ajo që lidh vendin e tij me Maqedoninë.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një ceremonie në Kremlin, me rastin e pranimit të letrave kredenciale të 13 ambasadorëve të rinj në Moskë.

Putini tha se vendi i tij i ndjek nga afër zhvillimet aktuale në Maqedoni dhe është i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat përballet udhëheqësia e vendit.

Sipas tij, Rusia mbështet përpjekjet e udhëheqjes maqedonase për të normalizuar situatën politike në Maqedoni. Është në interesin tonë, siç tha Putini, Maqedonia të jetë e qëndrueshme dhe e begatë./TetovaSot/

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit