Policia bastis një shtëpi në Prizren, konfiskon një pistoletë

Policia në Prizren ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari për armëmbajtje pa leje në rrugën “Ibrahim Lutfiu”. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator me 7 fishekë si dhe 11 fishekë të tjerë.

“Është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, me ç’rast gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e llojit “VZOR” e kalibrit 7.65 mm, një karikator me 7 fishekë si dhe 11 fishekë të tjerë”, njofton PK-ja.

Sipas të dyshuarit arma është pronë e mbetur nga babai i tij i ndjerë.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Lajmet e Fundit