Reportazh i Al Jazeera për gratë e Krushës (Video)

Televizioni Al Jazeera ka bërë një dokumentar për historinë e grave të Krushës, të cilat kanë rindërtuar jetën, pasi shumë nga burrat e tyre u vranë në vitin 1999.

Marte Prekpalaj tregon se në Krushën e Vogël më 25 mars, 1999, u vranë meshkujt e fshatit, në një nga masakrat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Mbi 100 burra, duke përfshirë edhe djem të ri të gjithë shqiptarë – u rrethuan dhe u vranë nga policia serbe në një bastisje, një ditë pas sulmeve të para ajrore të NATO-s . Tetëdhjetë e dy gra mbetën të veja dhe shumë fëmijë jetim.

Gratë u detyruan të largohen dhe të kërkojnë strehim në vendet fqinje, si qindra e mijërashqiptarë të tjerë të Kosovës, deri në fund të luftës.

“Kur u kthyem, fshati ishte i panjohur. Çdo gjë u dogj dhe u desh ta rindërtonim”, ka thënë Akile Zylfiu për Al Jazeera, një nga gratë burrat e të cilëve u vranë.

Me dhimbjen e humbjes së burrave të tyre, gratë e Krushës së Vogël nisën një udhëtim të jashtëzakonshëm të fuqizimit dhe të rilindjes.

Gratë e Krushës tregojnë historinë e fuqishme drejt rindërtimit të shtëpive, bizneseve dhe jetës së tyre.

Ato vajtojnë humbjen e tyre dhe do të kujtojnë gjithmonë burrat dhe djemtë që kanë humbur. Por gratë pjesërisht kanë kapërcyer tragjedinë e tyre duke gjetur forcën për të rimarrë veten, të mbështetin njëra-tjetrën, të mbijetojnë dhe të kenë sukses.

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit