Sherr mes nxënësve në shkollë, 2 të plagosur

Një konflikt për motive banale në mes nxënësve në Pukë ka lënë të plagosur dy prej tyre.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në ambientet e shkollës “8 dhjetori” gjatë pushimit të gjatë, raporton Oranews.

Të dy nxënësit janë shoqëruar në spitalin rajonal dhe mendohet se kanë plagë të shkaktuara nga mjete të forta rrethanore, por për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e sherrit mes nxënësve, ndërkohë që nuk bëhet i ditur as identiteti apo mosha e të përfshirëve në konflikt.

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit