7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ramadan Muja thyen rregullat e testit të maturës (Video)

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja gjatë vizitës që i bëri një shkolle ku po mbahej testi i maturës, hyri brenda në klasë

Muja bashkë me deputetin Nait Hasanin dhe drejtorin e Arsimit në Prizren Nexhat Çoçajn vizituan Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” ku mbanin testin e maturës maturantët e komunitetit boshnjak të katër shkollave të mesme të qytetit të dytë për nga madhësia në Kosovë.

Muja bashkë me Hasanin e Çoçajn hynë edhe brenda klasës ku mbahej testimi, edhe pse në fillim nuk iu lejua kjo gjë nga administratorët.

Muja në klasë mbajti një fjalim dhjetëminutësh në gjuhën boshnjake.

Drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj tha se nxënësve që i nënshtroheshin testit do t’u kompensohet kjo kohë.

Pas kësaj vizite, deputeti Nait Hasani, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Arsim, e arsyetoi veten dukeu prezantuar një dokument raportuesve të KALLXO.com, me të cilin Ministria e Arsimit ia lejonte hyrjen dhe monitorimin e testit të maturës.

Mirëpo leje të tillë nuk pati edhe kryetari Muja.

Esma Basholli, zyrtare për arsim të komuniteteve në Ministrinë e Arsimit dhe përgjegjëse për mbarëvajtjen e testit të maturës në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren, tha për KALLXO.com se vizitën e kryetarit Muja nuk e sheh si problem, ndërsa tha se problem ishte fjalimi i tij para nxënësve.

“Nuk di çfarë t’ju them, nuk po e shoh aq problem vizitën në klasë, mirëpo problemi më i madh ishte se ai mbajti fjalim, madje fjalimi ishte i gjatë,” tha Basholli.

Më Shumë

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Lajmet e Fundit