Arrestohet një gjyqtare dhe një avokat për ryshfet

Policia ka arrestuar sot në Laç një gjyqtare dhe një avokat, pasi u kapën në flagrancë duke i marrë ryshfet një klienti.

Sipas informacioneve të para të policisë në pranga ka rënë avokati Gjovalin Prendi dhe gjyqtarja Parashqevi Ademi.

Në bashkëpunim me njeri-tjetrin, këta dy zyrtarë të lartë u kanë marrë një shumë prej 2oo mijë lekë një shtetasi shqiptar, në lidhje me një çështje gjyqësore të këtij shtetasi.

Arrestimi i tyre ka ardhur pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në “Top-Channel”. Gjithashtu edhe qytetari ka bërë denoncim pranë strukturave të policisë.

Ndërkaq, policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale shumën e parave, ndërsa njoftoi se hetimet për këtë rast do të vijojnë./Shekulli/

Më Shumë

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Lajmet e Fundit