1.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Mustafa: Thaçi do të bëhet president

(I plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Hashim Thaçi do të bëhet president i Kosovës në vitin 2016.

Ai ka thënë se marrëveshja mes PDK-së dhe LDK-së është që ky proces të votohet dhe kjo do të ndodhë.

“Janë thënë shumë herë fjalë të ndryshme për vota, por unë jam i sigurt që ato vota janë. Marrëveshja është dhe nuk ka asgjë tjetër”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të reja. Ai ka thënë se kjo nuk i duhet Kosovës dhe këtë nuk do ta lejojnë të ndodh fare.

Sipas tij, çështja Thaçi është çështje e kryer.

Mustafa: Specialja duhet të votohet

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Gjykata Speciale duhet të votohet brenda muajit qershor.

Ai në RTV21, në emisionin Argument Plus, paralajmëroi se po nuk e bënë deputetët e Kosovës, gjykatën do ta themelojnë ndërkombëtarët.

“Gjykata duhet të votohet. Kjo duhet të përfundojë brenda këtij muaji. Nëse ne nuk e bëjmë atë do të bëjnë ndërkombëtarët”.

“Ata edhe këtë janë duke e thënë. Ne nuk duhet të lejojmë që një gjë e tillë të ndodhë”, tha Mustafa.

Më Shumë

Vjedhja e votave në Prizren, Supremja i liron nga paraburgimi nëntë të dyshuar

Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve në çështjen penale ndaj B.B., A.H., A.K., Gj.Sh.,...

Shën Valentini në burg (tregim)

Konstandin Dhamo Ajo po qëndronte në këmbë përpara shkallëve të Televizionit dhe shkruante me ngut në një bllok të prishur. -?Mirëmëngjesi ! -?O, ç’kemi … -?Ç’po zhgrap ashtu...

Derbi në Prizren

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit