Krasniqi: Pa të huajt s’po na rrihet

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është shprehur kundër pranisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit të Kosovës me ‘të huajt”. Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se shqiptarët nuk është dashur të luftojnë fare pasi nuk po munden pa të huajt, ndërsa ka bërë edhe këtë krahasim- “Tek e fundit, të huajin për të huajin pse ta ndërrojmë?”

Deklarata e plotë e Jakup Krasniqit:

A ISHTE KOT FARE?

Mendova që të shkruaj gjatë për të ardhur te një përfundim.

Hoqa dorë nga arsyetimet e gjata, për ta e thënë mendimin shkurt e shqip. Arsyeja është se në shoqërinë tonë, kohëve të fundit është ngjizur një “ide” e “re”, se ndryshimet pozitive demokratike nuk mund t’i bëjmë ne shqiptarët pa na “ndihmuar” të huajt?!

Ne një situatë të tillë, njeriu normal nuk ka pse nuk thotë: Ç’ndreqin i luftuam te huajt, kur nuk dimë të ndërtojmë shtet demokratik, kur përsëri te gjitha shpresat i varim te të huajt?!

Tek e fundit, të huajin për të huajin pse ta ndërrojmë? Kur dikush një “trohë” nostalgji vazhdon ta ruaj për Beogradin!

Pa te huajin nuk po na bëhet e qebesa as po na rrihet. Siç nuk po na bëhet as pa Gjykatën Speciale?!

Prandaj lufta shekullore a s’po na del kot fare?!

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit