16.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Një lajm i mirë për shqiptarin me tumor që u arrestua në Angli

Shqiptar i arrestuar me dyshimin se ka shkelur rregullat e emigracionit, pas anullimit të operimit të tumorit të tij në tru, ka dalë nga spitali.

Lorenc Hoxha, 27-vjeç, u arrestua javën që kaloi pasi dyshohet se nuk ka më leje për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai më pas u shtrua sërish në “Royal Victoria Infirmary” të Njukasëllit pasi mësohet se humbi ndjenjat të mërkurën, por tani ka dalë përsëri.

“RVI”-ja tha se ai “nuk ka nevojë urgjente për ndërhyrje klinike”.

Hoxha gjithashtu është shpallur në shëndet të mirë për të udhëtuar dhe një spital në Shqipëri ka deklaruar se do të kujdeset për të.

Hoxha i është dhënë leje e përkohshme për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar nga zyrtarët e emigracionit.

Ai është mbështetur nga prezantuesi televiziv Si King, i “Hairy Bikers”, i cili u shpreh i gatshëm të paguajë për operacionin e Lorencit. /Mapo/

Më Shumë

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në koncert gala në Madrid

Pianistja e talentuar nga Prizreni, Riola Susuri, do të jetë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës klasike, ku do të përfaqësojë...

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në...

Lajmet e Fundit