15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Motra e Elvis Pistës, Betarisa dhuroi gjak

Në Rahovec është duke u mbajtur organizimi kryesor i dhurimit të gjakut në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, organizuar nga Iniciativa Qytetare Pozitive e Rahovecit, në kujtim të humanistit Elvis Pista, i cili u vra një vit më parë.

Qytetarët në mënyrë masovike po i përgjigjen aksionit ku deri tash rreth 100 persona kanë dhuruar gjak në qendrën e improvizuar të dhurimit të gjakut në Hotel Park Plaza.

Në aksionin e organizuar në kujtim të Elvis Pistës, gjak ka dhuruar edhe motra e humanistit të vrarë një vit më parë, Beatrisa Pista. Ajo dhuroi gjak në shoqëri të bashkëshortit të saj Hektorit.

Dhurimi i gjakut #PërElvisin po vazhdon dhe do të zgjasë deri në ora 18:00. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj uron Pashkët për besimtarët katolikë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit