9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Zafir Berisha: SHIK-u po i shantazhon qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD) në Prizren, Zafir Berisha ka akuzuar SHIK-un se po i shantazhon qytetarët e këtij qyteti, sikur dikur UDB-ja.

Sipas tij, shantazhet janë shtuar ditëve të fundit, pasi që pritet dënimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook

Vullneti i qytetarëve për një ndryshim pozitiv në Kosovë dhe për një jetë më të mirë nuk mund të ndalet nga shantazhet e organizatës kriminale SHIK e cila me metoda të UDB, ende po vazhdon t’i shantozhoi qytetarët dhe aktivistët politik të cilët nuk i’u shkojnë per shtati kësaj organizate e cila e ka kapur shtetin ne te gjitha sferat e jetes.

Metodat putinjane per te instaluar “demokracinë” ne Kosovë, munden përkohësisht t’i shërbejnë dikujt, por një gjë duhet të jet e qartë se ketë popull as UDB-ja me mtodat e saja nuk e ka gjunjëzuar, por as edhe këto fundërrina s’munden me gjunjëzuar. Presioni i koncentruar me shantazhe nga më të ndryshme të joshjes fillimisht, pastaj edhe kërcënimit, i cili ka disa muaj që po ndodh në Prizren për arsyen se pritet njeri nga veglat e këtij grupimi kriminal me shku në burg,është i papranueshëm dhe shqetësues për demokracinë në vend…

UDB-shat e kësaj organizate kriminale kanë filluar një fushatë të poshtër për “diciplinim” te qytetarëve me propaganda përçarëse dhe të ulta ndaj atyre që nuk mendojnë si ta, por nuk do te kenë efekte. Ka të tillë që pa vetëdije janë duke i kontribuar kësaj fushatw, sepse shikovcave per me mbajt Prizrenin e robruar nga krimi i organizuar dhe korrupsion, jan duke i perdore të gjitha metodat e mundshme, pasi kjo organizatë kriminale ka humbë terenë në tërë Kosovën duke mbetur në qeverisje nëpër disa provinca te largëta të vendit. Përpjekjet për jetë më të mirë nuk mund ti ndal as kjo organizatë kriminale siç s’ka mund ti ndal as Sebia fashiste me gjithë apartin shteror.

Kapjes shtetit do ti vi fundi bashkë me këta fundrrina….

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, Nagavci kërkon maturi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga SBAShK-u të jenë të matur në deklarimet e tyre për protestë...

Lajmet e Fundit