Opozita mbetet e palëkundur: Jo, Speciales

Të pa lëkundur në qëndrime duke i thënë JO themelimit të Gjykatës Speciale mbetet opozita.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimit, thotë se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta kaluar këtë Gjykatë.

“Themelimi i kësaj Gjykate tenton që t’ia arrij që ta bëjë përgjegjëse Kosovën për spastrim etnik. E, spastrimi etnik është element thelbësor i gjenocidit gjë që asnjëherë në asnjë periudhë kohore nuk e ka bërë as Kosova, nuk e kanë bërë as shqiptarët, nuk e ka bërë as Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Selimi për RTK-në.

“Pak vite pas pavarësisë ne nuk guxojmë të votojmë pro heqjes së sovranitetit të shtetit tonë”, thotë Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja.

Më Shumë

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Lajmet e Fundit