Shtatë vjet kushtetutë, nuk ka arsye për festë

Shtatë vjetori i hyrjes në fuqi të kushtetutës së Kosovës, ka kaluar pa ndonjë organizim.

Njohësit e kushtetutës vlerësojnë se nuk ka asnjë arsyeje të festohet pasi që ajo është shkelur disa herë nga vet institucionet.

Në 7 vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nuk është organizuar asnjë lloj aktiviteti festiv.

Njohësit e Kushtetutës thonë se kjo ka ndodhur me qëllim, sepse realisht nuk ka asnjë arsye për festë.

Në 7 vjetorin e saj, kushtetuta është shkelur e harruar edhe nga vet institucionet e vendit.

Njëri prej hartuesve të dy kushtetutave të Kosovës, Riza Smakaj, ka thënë se kushtetuta jo shpesh është shkelur nga institucionet më të larta të vendit duke filluar nga Presidenca. /Tribuna Channel/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit