Haradinaj: Sllovenët si serbët, shumë shpejt do të vij në Prishtinë

(I plotesuar) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se vetëm është ndaluar në aeroport deri në shqyrtim të procedurave për një urdhër arresti të Serbisë i cili daton nga viti 2006.

Haradinaj shprehu mllefin ndaj autoriteteve sllovene duke i krahasuar këto autoritete me ato të serbisë.

“Në të gjitha aeroportet është pastruar ky fletëarrest, ndërsa vetëm në këtë të Lubjanës jo. Gjatë udhëtimit tim që pata kam kaluar nëpër disa aeroporte dhe në të gjithë është pastruar kjo histori. Po këta janë si ata, vëllezërit e tyre”, tha Haradinaj për KosovaPress.

Kreu i AAK-së do të qëndrojnë në aeroportin e Lubjanës edhe për disa orë, deri sa të përfundojnë të gjitha procedurat.

Ai, tha se tashmë ka humbur avionin dhe po pret një tjetër avion për t’u kthyer shpejt në Prishtinë.

Arrestohet Ramush Haradinaj në Slloveni

Është arrestuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë kohës kur po qëndron në kryeqytetin e Sllovenisë në Lubjanë.

Sipas burimeve të lajmi.net, arrestimi i Haradinajt dyshohet se ka ndodhur si shkak i një flet-arresti të autoriteteve serbe nga koha e luftës në Kosovës të dërguar në Interpol.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Prishtina zyrtare lidhur me këtë arrestim.

Njoftimi i AAK-së:

Në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga policia e Serbisë ne vitin 2006.

AAK e konsideron këtë një veprim ndërhyrje me qëllime të njëjta dhe identike si te policisë serbe, ndaj z.Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosoves dhe udheheqes i njohur i luftes per lirine e Kosoves.

AAK kerkon veprim te menjehershem per lejimin e z. Haradinaj ne udhetimin e tij drejt Prishtines, dhe e konsideron kete ndalim tendence te qellimshme ndaj personalitetit dhe gjithe asaj qe perfaqeson z. Haradinaj.

Fletarrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj z. Haradinaj jane zhvleftesuar dhe dmeantuar disa here dhe ne forma te ndryshme.

Më Shumë

Totaj pret ambasadorin slloven, diskutohen projektet në arsim dhe zhvillim ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Slovenia në Kosovë, Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenkovi?. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar...

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Lajmet e Fundit