8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

VV dënon dhunën e Policisë ndaj veteranëve

Lëvizja Vetëvendosje! dënon ashpër intervenimin brutal të Policisë së Kosovës ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së, që po protestonin në magjistralen Prishtinë – Han i Elezit.

“Moskujdesi i shtetit të Kosovës ndaj veteranëve të luftës, dhe margjinalizimi i tyre tash po shfaqet edhe përmes shtypjes konkrete të tyre duke i sulmuar dhunshëm me polici, pra në vetmen gjuhë që e di kjo qeveri kur përballet me pakënaqësi qytetare. Në të njëjtën kohë kur zyrtarët qeveritar, duke u thirrur në emër të UÇK-së po e gllabërojnë secilën pasuri publike për vete, e kanë rritur brutalitetin ndaj pikërisht atyre ushtarëve të UÇK-së që po angazhohen e të gjithë ushtarëve dhe vlerave të luftës”, thuhet në reagimin e LVV-së.

LVV mbështet kërkesat e drejta të veteranëve.

“Qytetarët e Kosovës kanë plotësisht të drejtë dhe shumë arsye që të protestojnë kundër kësaj nëpërkëmbje të vazhdueshme të qytetarëve dhe degradimit të shtetit”.

Më Shumë

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Mbijetesa e Rahovecit 029, Latifi e quan kapitull krenarie për qytetin

Rahoveci 029 ka siguruar qëndrimin në elitën e Superliga e Kosovës në basketboll pas një fitoreje dramatike në vazhdime ndaj Golden Eagle Ylli me...

Lajmet e Fundit