Kartolina e Picasos shitet për 166 mijë euro

Kartolina me nënshkrimin në formën e vizatimeve nga Pablo Picasso është shitur në një ankand në Gjermani me një çmim astronomik prej 166 mijë euro.

“Asnjë kartolinë nuk e ka arritur një çmim kaq të lartë”, thonë në shtëpinë e ankandit Gerner në Shtutgart, raporton KultPlus.

Blerësi, një koleksionist amerikan emri i të cilit nuk është bërë i ditur e ka blerë kartolinën nëpërmes telefonit.

Kartolina me një pamje nga qyteti francez Po, Picaso ia kishte dërguar mikut të tijm poetit Guillaume Apollinaire më 5 shtator 1918. Por në vend se t’i shkruajë disa fjalë, mjeshtri spanjoll vizatoi një skemë që sipas Gertner, mund të caktohet në fazat kubike të piktorit.

Kartolina asnjëherë nuk kishte shkuar në adresë të Apollinaire.

Picaso iu kishte adresuar në spanjishte duke shkruar “Don Guiallaume Apollinaire” çka ka qenë e mjaftueshme për postën e Parisit që t’ia kthejë dërguesit prapa me vërejtjen “marrësi i panjohur”.Disa muaj pas dërgimit të kartolinës Apollinaire ka vdekur nga gripi spanjoll.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit