Basha: Qytetarët braktisën dyshen Rama-Meta

Kreu i demokratëve, në konferencën e parë pas zgjedhjeve të së dielës, vlerëson se ka një ringritje të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, dhe një braktisje të mazhorancës.

Kreu i demokratëve e ka cilësuar si sukses fitoren në ato bashki, ku demokratët nuk fitonin prej dy dekadash dhe ngushtimin e diferencës në bashkitë ku kanë humbur, si një fitore dhe sinjal i qartë i ringritjes së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

“Pavarësisht presioneve ndaj administratës dhe përfshirjes në fushatë të institucioneve shtetërore, pavarësisht transferimeve të mijëra zgjedhësve dhe falsifikimit të kartave të identitetit, pavarësisht presionit ndaj medias së lirë, PD ka hedhur një hap të madh në rrugën e rengritjes duke rritur mbështetjen popullore”, tha Basha.

Basha kishte dy mesazhe për procesin e numërimit, njërin për komisionerët dhe tjetrin për dy krerët e mazhorancës.

“Të vazhdohet procesi i rregullt dhe transparent i numërimit të votës së shqiptarë. I bëj thirrje dyshes Rama-Meta që të heqin dorë nga çdo përpjekje për të shtrirë parregullsitë në këtë fazë të procesit zgjedhor”, deklaroi Basha. /Top Channel/

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit