Zbardhet vrasja e turistëve çekë në Shqipëri

Zbardhet krimi makabër ndaj dy turistëve çekë në Dukagjin të Shqipërisë, që sipas provave të para ka qenë një kurth i përgatitur.

Autori i ekzekutimit të tyre ka qenë udhëtar në makinën e çekëve, të cilët e kishin marrë nga Dukagjini, për t’iu drejtuar Shkodrës, ndërkohë që mësohet se ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, që qëlluan me breshëri ndaj automjetit në kohën që ata ishin vrarë brenda.

Të dhënat e fundit pas hetimeve që u kryen kanë zbuluar detaje nga vrasja. Burime pranë policisë bëjnë me dije për Panorama Online se çifti çek kishin marrë me vete në automjetin e tyre sapo u nisën nga Dukagjini për Shkodër edhe një person, që thuhet të ishte si udhëtar.

Nuk dihet ende identiteti i tij dhe as rrethanat në të cilat ai ka hipur në mjetin e çekëve. Por, ajo që tashmë nuk ka më dyshime është se ai është autori i krimit.

Pasi kishin bërë pak rrugë, ai i ka qëlluar me armë në kokë, fillimisht burrin e pastaj gruan. Për këtë në makinë janë gjetur edhe gëzhojat e të shtënave. Pas goditjes, makina ka dalë nga rruga, e në këtë kohë, autori duket se ka zbritur në rrokullisje e sipër.

Në këtë kohë ndaj automjetit janë lëshuar breshërima kallashnikovi, nga persona që thuhet të jenë bashkëpunëtorë të autorit brenda makinës së turistëve.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen, janë shoqëruar rreth 20 persona, por ende nuk ka ndonjë të dyshuar. /Panorama Online/

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit