27 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025

Çeku: Shteti s`mund të funksionojë pa forcë ushtarake

AgimCeku5-30Asnjë shtet normal nuk mund të funksionoj pa forca ushtarake, ka deklaruar sot Ministri i FSK-së, Agim Çeku. Ai ka theksuar se janë në fazën e rishikimit lidhur me atë se çfarë kapacitete të sigurisë i nevojiten Kosovës. Nga ana tjetër kreu i Komisionit për mbikëqyrjen e FSK-së, Ahmet Isufi ka thënë se Kosovës i nevojitet ushtria.

As në raportimin e dytë për këtë vit para Komisionit mbikëqyrës të FSK-së, krerët e kësaj force nuk janë përgjigjur konkretisht, kur janë pyetur nga deputeti Rexhep Selimi për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ata kanë folur për arritjen e kapaciteteve të plota të FSK-së, buxhetin dhe vazhdimin e procesit të rishikimit për dhënien e një mandati të ri. Pas raportimit, ministri Agim Çeku theksoj se janë në fazën e rishqyrtimit të nevojave të Kosovës në aspektin e sigurisë. Rekomandimet për këtë proces do t’i dorëzohen Qeverisë dhe kryeministri më pas do të vendosë se si do ta quaj pasardhësen e FSK-së.

Edhe kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e FSK-së Ahmet Isufi, ka thënë se Kosovës i nevojitet ushtria.

“Absolutisht ne jemi që bindur që Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet dhe kjo do të jetë objektiv i të ardhmes dhe kërkojmë nga institucionet në këtë rast nga Ministria që të punojë sa më shumë në mënyrë që të arrihet ky objektiv”, tha Isufi, transmeton RTK.

Ndërkaq,duke folur për shkëmbimin e e-mailave mes zëvendës ministrit të FSK-së Sllavisha Filipovic dhe autoriteteve serbe për armatimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministri Çeku ka thënë se kjo çështje është sqaruar dhe se Filipovic nuk ka qenë akteri kryesor në këtë veprim. Sipas Çekut akter kryesor ka qenë një ish deputet.

Më Shumë

Begaj viziton sot Prizrenin

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Begaj në orën 10 pritet të takohet me kryetarin e Komunës...

Prizreni, qyteti që i ka dhënë shumë kombit

Haziz Hodaj Sot, më 12 qershor, përulemi me ndjenjë të veçantë dhe krenari përpara një date që shënon një kthesë historike për qytetin tonë –...

Lajmet e Fundit