Nuland: Kosova dhe Serbia kanë bërë progres, por ka ende punë

Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, ka deklaruar se “Kosova dhe Serbia po bëjnë progres”, por “puna është larg nga përfundimi”.

“Me udhëheqjen e fuqishme dhe me durim të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, Kosova dhe Serbia po bëjnë progres në shërimin e plagëve të së kaluarës dhe duke krijuar marrëveshje për të jetuar si fqinjë të mirë”, tha dje Victoria Nuland, në Dubrovnik të Kroacisë, njofton Departamenti amerikan i shtetit.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “dëshirojmë që 2015-ta të jetë vit i avancimit në dialogun Prishtinë – Beograd, në mënyrë që BE-ja mund t’i hapë kapitujt për Serbinë dhe MSA-në për Kosovën” dhe ka shtuar se “për ta arritur këtë duhet të ndërmerren vendime të guximshme si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd”.

Zonja Nuland, që është ndihmës-sekretare e shtetit për çështjet evropiane dhe evroaziatike, ka theksuar se “së bashku me BE-në, Ameerika thotë: shfrytëzojeni momentin dhe ne do të ndihmojmë”. /REL/

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Drejt përfundimit restaurimi i “Kazermës së Vjetër” në Prizren, do të shndërrohet në Arkiv Ndërkomunal

Restaurimi i objektit historik “Kazerma e Vjetër” në Prizren po i afrohet përfundimit, ndërsa aktualisht po punohet në detajet e fundit para funksionalizimit të...

Lajmet e Fundit