Zbulohen 12 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e Njësisë së Prizrenit kanë evidentuar dhe trajtuar 12 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas kompanisë, lidhjet e paautorizuara përbëjnë shkelje të ligjit, dëmtojnë rrjetin e furnizimit me ujë dhe ndikojnë negativisht në cilësinë e shërbimeve për të gjithë konsumatorët.

KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë kyçje të paautorizuara dhe, në rast se kanë raste të tilla, t’i legalizojnë ato duke ndjekur procedurat e rregullta pranë kompanisë.

“Apelojmë te të gjithë qytetarët që të mos bëjnë kyçje të paautorizuara dhe, nëse kanë raste të tilla, t’i legalizojnë ato duke ndjekur procedurat e rregullta pranë kompanisë”, theksohet në njoftim.

Kompania ka bërë të ditur se kontrollet në terren do të vazhdojnë, ndërsa ndaj çdo shkeljeje do të ndërmerren masat e parapara me ligj./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Kapet me 142 km/h në zonë 40 km/h në Prizren, shoferi gjobitet me 500 euro dhe mbetet pa patentë për gjashtë muaj

Një shofer është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 142 km/h në një zonë ku...

Lajmet e Fundit