Skandal: Zhduken dokumentet e hetimeve të korrupsionit në EULEX (VIDEO)

Pretendimet se disa zyrtarë të lartë në EULEX u korruptuan gjatë mandatit të tyre në Kosovë bënë që BE të dërgojë hetues të rinj në Task Forcën anti-korrupsion të këtij misioni, e cila ishte kriijuar në fund të 2013-ës.

Trupa e re që po hetonte dyshimet e ish-prokurores britanike, Maria Bamieh, se ish-gjykatësi Francesko Flori dhe grupi i tij ishin korruptuar gjatë shërbimit në këtë mision, u bastis një muaj më parë, me 16 qershor 2015.

Dokumentet e hetimeve u konfiskuan dhe tash nuk dihet ku gjenden, transmeton Klan Kosova.

Kjo besohet se u bë me urdhër të shefit të EULEX, Gabriele Meucci.

Burime të Klan Kosovës, të cilët për shkak të ndjeshmërisë së rastit preferuan të mos u bëhet i ditur identiteti, treguan si rrodhi ngjarja.

Maria Bamieh për Klan Kosovën e jep versionin e saj.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit