Elvana Gjata publikon klipin e ri të realizuar në Prizren

Elvana Gjata ka publikuar klipin më të fundit të këngës ‘Love Me’, një bashkëpunim me këngëtarin Bruno. Kënga është prodhim i kompanisë Three Dots Production.

Xhirimet e klipit janë realizuar në Prizren dhe klipi është filmuar nga një aparat celular, metodë kjo e përdorur edhe nga këngëtarë të tjerë të huaj.

Elvana në klip luan rolin e një ciganeje, ndërsa Bruno i bie kitarës dhe të dy duket se argëtohen teksa luajnë e kërcejnë bashkë, apo bëjnë selfie nga telefoni.

Kënga supozohet të argëtojë dëgjuesit dhe t’i ‘sjellë në qejf’. Teksti është i thjeshtë dhe kënga do të jetë e ‘përtypshme’ nga të gjithë.

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit