32.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Lakmia për pushtet bllokon deSHIK-izimin e shtetit

Shteti mbetet i kapur, në tetë muaj të Qeverisë “Mustafa”

LDK-ja nënshtrohet ndaj strukturave të nëntokës

“Të gjitha nivelet e Policisë së Kosovës kontrollohen nga njerëzit e SHIK-ut, secili që shkon për ta denoncuar ndonjë krim të krimit të organizuar, e rrezikon drejtpërdrejt jetën e tij dhe të familjes. E njëjta situatë është edhe me organet e tjera të sigurisë së shtetit”, ka pohuar deputeti Adem Salihaj

Për 8 muaj të qeverisjes së koalicionit të madh PDK-LDK, qytetarët e Kosovës nuk kanë përjetuar as ndryshimin më të vogël pozitiv në mirëqenien e tyre, sado që premtimet partive, tani partner të koalicionit ishin të bujshme në fushatën zgjedhore. Përfaqësues të subjekteve të ndryshme dhe analistët vlerësojnë se vazhdimi deri në fund të mandatit me këtë koalicion qeverisës do të ishte një dëm shumë i madh për shtetin e Kosovës dhe qytetarët, pasi që qeverisja po bëhet për interesat e individëve të dy partive politike, liderëve dhe klaneve të tyre, me prapaskenën e dirigjuar nga strukturat e SHIK-ut. Lakmia për të qenë në pushtet ka bërë që edhe zërat kundër qeverisjes së keqe që ishin në LDK të vijnë e të zbehen ose të heshtin në tërësi. Perspektivë për qytetarin dhe shtetin nuk sheh as vetë deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

Struktura shtetërore e kriminalizuar

Salihaj ka pohuar se derisa mbulohet struktura e krimit e instaluar në këtë përbërje të koalicionit, qytetarët dhe shteti si tërësi do të vazhdojnë të pësojnë me qeverisjen e keqe. “Qasja “pozitive” ndaj krimit, për ta integruar qetë në shoqërinë tonë dhe për ta marrë me të mirë, është shumë e gabueshme, kjo është forma për ta legalizuar krimin dhe për ta ledhatuar atë. Deri më tash nuk ka asnjë veprim kundër krimit dhe unë mendoj se nuk do të jetë as në të ardhmen”, tha ai. “Unë nuk shoh mundësi që seriozisht të ndryshojë mënyra qeverisjes dhe çrrënjosja e krimit dhe korrupsionit, kur e gjithë struktura e kriminalizuar dhe e korruptuar është aty brenda. E palogjikshme është që krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja të çrrënjosen, kur i ke të gjitha këto brenda, dhe këta aktorë i trajton si partner në qeverisje”, ka pohuar Salihaj. “Se SHIK-u ka kapur keq çdo institucion në Kosovë, kjo përsëri është e njohur. Të gjitha nivelet e Policisë së Kosovës kontrollohen nga njerëzit e SHIK-ut, secili që shkon për ta denoncuar ndonjë krim të krimit të organizuar, e rrezikon drejtpërdrejt jetën e tij dhe të familjes. E njëjta situatë është edhe me organet e tjera të sigurisë së shtetit”, ka pohuar ai./kosova sot/

Më Shumë

Qytetarët e Malishevës kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe bujqësi

Komuna e Malishevës ka njoftuar se po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në të gjitha fshatrat e saj, me qëllim që projektbuxheti për...

E enjtja me diell e temperatura të larta

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa gjatë pasdites, në zonat malore, priten ndonjë rrebesh i izoluar dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht...

Lajmet e Fundit