Dorëzohen deputetët e PDK-së, tash pro Speciales

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është dakorduar që seanca për Specialen të mbahet javën e ardhshme, ku edhe pritet të votohet amendamenti për këtë Gjykatë.
Po ashtu bëhet e ditur se Gjykata Speciale javën e ardhshme do të shkojë për votim në Kuvendin e Kosovës.

PDK dhe shumica e deputetëve të saj që kanë votuar kundër, do të votojnë për dhe do t’i hapin rrugë krijimit të Speciales, raporton Gazeta Tribuna.

Ndryshe, sot shefi i PDK-së, Hashim Thaçi, e ka thirrur në mbledhje Grupin parlamentar të PDK-së, ku është diskutuar për themelimin e Gjykatës Speciale.

Thaçi nuk dha detaje për takimin, por tha se nuk ka pushim për deputetët pa u themeluar Gjykata Speciale.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit